Ai është njëri prej artistëve shqiptarë që ka rrëmbyer vëmendje të madhe që nga fillimi i karrierës.
Fjala është për këngëtarin Butrint Imeri, i cili tashmë numëron disa vite në skenë e po ashtu edhe shumë projekte të suksesshme.
Krahas muzikës, ai na ka njoftuar edhe me prindërit e tij.
Imeri duket të ketë një ngjashmëri të madhe me prindërit, përkundër se e ka mbajtur këtë pjesë më private.
Ai ka pasur gjithmonë përkrahjen e tyre, por kush fshihet vërtet pas suksesit të tij janë babai dhe menaxheri i tij.
Përgjatë këtyre viteve, Butrinti ka ecur mjaft mirë në karrierë duke u shndërruar në një nga artistët favorit të publikut.
Para disa ditësh artisti zgjodhi që të lansojë këngën e re “Dale” në bashkëpunim me Kidën edhe Ledri Vulën e që po rezulton të jetë hiti i kësaj vere./Gazeta Sinjali/