image Kush është personi që u fal nga Hashim Thaçi e që ishte përfshirë në tentim vrasje me 7 të shtëna

Kosovë

Drejtësi/ Kush është personi që u fal nga Hashim Thaçi e që ishte përfshirë në tentim vrasje me 7 të shtëna

news image

Granit Paçarizit të cilit presidenti i vendit, Hashim Thaçi i fali një vit nga dënimi i tij, për kryerjen e veprës penale “vrasje e rëndë”.

Rasti i Paçarizit kishte të bënte me një përleshje në korrik të vitit 2013, në ëmbëltoren, “Te Jupa” në Prizren. Për këtë përleshje Paçarizi ishte dënuar edhe për armëmbajtje pa leje, ndërsa kishte pasur edhe të plagosur.

Në një seancë dëgjimore, Paçarizi në dëshminë e tij kishte mohuar se kishte gjuajtur me armë zjarri ndaj disa personave që pretendohej se e kishin sulmuar. Ai ia kishte lënë fajin për të shtënat me armë nipit të tij.

Për këto vepra në korrik të vitit 2017, Gjykata Themelore në Ferizaj, ia kishte shqiptuar Granit Paçarizit, dënimin me burg në kohëzgjatje prej 2 vjet e gjashtë muaj.

Ndërsa, presidenti Thaçi përmes një dekreti qe kishte marrë më 21 nëntor të vitit që sapo lamë pas, Granit Paçarizit i ka falur një 1 vit dënim.

Përveç, Paçarizit presidenti Thaçi ka falur edhe dy persona të tjerë, Nazmi Mujota dhe Arlind Latifi./Gazeta Sinjali/