image Kush është përfaqësuesi i BE-së, që po flitet se do të ndërmjetësojë në dialogun Kosovë- Serbi

Rajon

Bisedimet/ Kush është përfaqësuesi i BE-së, që po flitet se do të ndërmjetësojë në dialogun Kosovë- Serbi

news image

Ministri i Punëvë të Jashtmë të Sllovakisë, Miroslav Lajcak, ka pranuar se ka një ofertë për të ndërmjetësuar në dialogun Kosovë-  Serbi, si i Dërguar Special i BE-së.

Lajcaku, këto ditë do të takohet edhe me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, në Mynih të Gjermanisë, në Konferencën e Sigurisë që do të mbahet me datë 14-16 shkurt.

Ndryshe, Miroslav Lajcak ka detyrën e Ministrit të Punëve të Jashtme në Sllovaki, por më parë ka qenë President i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara prej vitit 2017 deri në vitin 2018. Diplomati sllovak ka një karrierë të bujshme politike. Ai kishte filluar të merrej me politikë që nga viti 1983 kur u anëtarësua në Partinë Komuniste të vendit të tij, partia e vetme në atë kohë në Sllovaki. Në vitin 1988 ai iu bashkua Ministrisë së Punëve të Jashtme të Çekosllovakisë. Gjatë viteve 1991-93 shërbeu në ambasadën sllovake në Moskë. Ai ishte ambasadori i Sllovakisë në Japoni prej viteve 1994-98. Mes viteve 1993-94 shërbeu si shef i kabinetit të ish-kryeministrit sllovak, Jozef Moravcik. Mes viteve 2001 dhe 2005, Lajcak qëndroi në Beograd ku shërbeu si ambasador i Sllovakisë për Serbinë dhe Malin e zi, Shqipërinë dhe Maqedoninë. Ai ishte mbikëqyrës i referendumit për pavarësi të vitit 2006 në Mal të Zi.

Lajcak ka në këtë kohë edhe oferta të tjera përveç asaj të Emisarit për dialogun Kosovë-Serbi. I pyetur nga mediet edhe për mundësinë që ai të emërohet si Përfaqësues Special i Kombeve të Bashkuara për rajonin e Saharasë Perëndimore, Lajcak ka thënë se është duke konsideruar disa oferta të ndryshme, duke potencuar se me shumë gjasë do të mbetet i përkushtuar në Ballkan për gjithë jetën, duke qenë se një nga ofertat është nga rajoni.

BE angazhohet për dialogun Kosovë-Serbi me anë të Përfaqësuesit të BE-së për Politikë të Jashtme, pozitë të cilën tani e mbanë Josep Borrell.