image "Kush është Dua Lipa", këngëtarja pyet të moshuarit, ata nuk e njohin

Bota e Yjeve

“Kush është Dua Lipa”, këngëtarja pyet të moshuarit, ata nuk e njohin

news image

Këngëtarja kosovare me fame botërore, Dua Lipa realizoi disa intervista virtuale me njerëz të moshuar për të parë se a e njihnin apo jo.

Lipa tha se shumë prej fansave të saj janë të rinj, prandaj ajo ka vendosur t’i intervistoj të moshuarit.

“Këta janë njerëz të vërtetë që unë i intervistova përmes internetit. Unë i thashë se po bëja një studim në lidhje me muzikën, por nuk i tregova se kush isha”, shtoi këngëtarja.

Ndërsa, artistja ka nisur videon me pyetjen se a e dini kush është Dua Lipa?

Një burrë tha: ‘Kush?’, ndërsa një burrë tjetër i moshuar tha ‘a është një person’?.

Këngëtarja më pas filloi të interpretonte hitin e saj “Break My Heart” dhe pyeti se si ndjehen për këngën.

“Duajeni atë, duajeni”, tha një grua. “Kjo është e mirë, po e shkruaj këtë”. /Gazeta Sinjali/