image Kush është Donjeta Sahatçiu, nënkryetarja e Komunës së Prishtinës?

Profile

Kush është Donjeta Sahatçiu, nënkryetarja e Komunës së Prishtinës?

news image

Nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili sot në një konferencë për media ka bërë të ditur emrat e drejtorëve të rinj në Komunën e Prishtinës.

Nënkryetare e kryeqytetit për herë të parë do të jetë një grua, Donjeta Sahatçiu.

Nënkryetari Ismaili, ka bërë të ditur se Donjeta është profesioniste në sferën e menaxhimit, teknologjisë, komunikimit strategjik dhe ngritjen e kapaciteteve.

“Në 10 vitet e fundit, Sahatçiu ka udhëhequr kompaninë “Rrota”, një ndër kompanitë lidere në Kosovë për teknologji dhe komunikim digjital, në rolin e drejtoreshës ekzekutive dhe si bashkëpronare.

Sahatçiu ka studiuar për menaxhim, ekonomi dhe politika publike në RIT Kosovo, ku edhe është përzgjedhur studente e gjeneratës (2012), dhe menaxhim e administrim biznesi (eMBA) në Sheffield University.

Për shumë vjet me radhë, Sahatçiu ka qenë promotore e digjitalizimit, rritjes së cilësisë në arsim dhe qasjes së të rinjëve në tregun e punës. Ajo është mentoruese e ekipeve të reja start-up dhe bizneseve në rritje. Si konsulente e çertifikuar në transformimin digjital ka ndihmuar edhe në fuqizimin e grave në fushën e teknologjisë”, thuhet në njoftim.

Sahatçiu gjithashtu është zgjedhur dhe ka shërbyer vullnetarisht në misionin e disa organizatave.

Kryetare e Bordit në STIKK (Shoqata e Informacionit dhe Teknologjisë në Kosovë) në dy mandate;

Kryetare e Bordit në VentureUP (Qendra e Inovacionit në Universitetin e Prishtinës) në dy mandate;

Anëtare e Bordit në Universitetin Amerikan në Kosovë (RIT Kosovo) në dy mandate:

Anëtare e Bordit në Këshillin e Konsulentëve të Kosovës (BCC) në një mandat. /GazetaSinjali/