image Kush është Bashkim Jashari, komandanti i ri i FSK-së - Sinjali

Kush është Bashkim Jashari, komandanti i ri i FSK-së

news image

Bashkim Jashari i cili u betua sot para komandantes supreme të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Vjosa Osmanit, do të jetë tani e tutje në krye të FSK-së.

Ai do të zëvendësojë gjenerallejtënantin, Rrahman Rama, i cili e paraqiti dorëheqjen e tij për këtë pozitë, mëngjesin e sotëm.

Gjeneralmajor Bashkim Jashari është i biri i Rifat Jasharit dhe nipi i komandantit legjendar, Adem Jashari.

Ai u emërua në këtë pozitë me propozim të ministrit të Mbrojtjes Armend Mehajt dhe me rekomandim të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.

Deri tani, Bashkim Jashari ka mbajtur pozitën e gjeneralit major.

Pas emërimit të tij në pozitën e komandantit të FSK-së, erdhi reagimi i familjes së tij. Kushëriri i tij, ish-kryetar i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, bëri një postim në Facebook, përmes të cilit shprehu gëzimin e familjes Jashari për këtë emërim.

Ndër të tjera në këtë postim, ai shprehu dëshirën e tij që sot të ishin Gjallë Adem e Hamëz Jashari, që ta shihnin atë duke e udhëhequr Ushtrinë e Kosovës./GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin