Reshjet e dendura të borës gjatë tërë ditës së sotme kanë shkaktuar vështirësi në komunikacion. Përveç kësaj, katër qytete të Kosovës mbetën pa energji elektrike pasi shtyllat si dhe disa përçues elektrikë pësuan dëme, raporton Gazeta Sinjali.
Dëme pësoi edhe një tjetër shtyllë elektrike në fshatin Rashincë të Shtimes. Sinjalizuesi i Gazetës Sinjali ka bërë të ditur se e njëjta është dëmtuar qe disa orë, e që si rrjedhojë që nga atëherë kanë mungesë të energjisë elektrike.
“Askush s’ka ardhë me e rregullu, dmth ne jemi pa rrymë dhe kush e di edhe sa do mërdhijmë derisa t’i bjenë në mend dikujt me e rregullu”, u shpreh ai për Sinjalin.