image Kush do ta zëvendësojë Kadri Veselin në Kuvend?

Kosovë

Kush do ta zëvendësojë Kadri Veselin në Kuvend?

news image

Fadil Nura do të jetë personi që do ta zëvendësojë Kadri Veselin në Kuvendin e Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Ish-nënkryetari i Komunës së Skenderajt, i cili në zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kuvendin e Kosovës, në 2019, ka qenë kandidati i 17-të më i votuar për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, do ta zë ulësen e Parlamentit të cilën e ka lënë të lirë Veseli.

Nura kishte shërbyer si zëvendës i Sami Lushtakut në Komunën e Skenderajt.

Madje, për gati tri vjet kishte shërbyer si ushtrues detyre i kreut të kësaj komune gjatë kohës sa Lushtaku, asokohe kryetar, ishte mbajtur në burg.

Nura ka marrë 8,959 vota në zgjedhjet parlamentare të vitit 2019. Më shumë sesa Xhavit Haliti e Ramë Buja, dy figura të moçme të PDK-së. /Gazeta Sinjali/