image Kusari tha se e vetmja VV-ja s’e përkrahi Specialen, Aida Dërguti ia kujton se ishte në AKR

Politikë

Kusari tha se e vetmja VV-ja s’e përkrahi Specialen, Aida Dërguti ia kujton se ishte në AKR

news image

Pas dënimit për krime lufte të ish-komandantit të UÇK-së, Salih Mustafës, shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari, ka thënë se partia e tanishme e saj është e vetmja që nuk e ka përkrahur themelimin e Gjykatës Speciale.

Ish-zyrtarja e lartë e LVV-së, Aida Dërguti, ia ka kujtuar sot Kusarit, se kur u votua themelimi i Gjykatës Speciale, ajo ishte pjesë e AKR-së, që bashkëqeverisur me PDK-në nga viti 2010 deri në vitin 2014.

“Paska folë konstantja e pushtetit, për periudhën kur ishte kryetare e Gjakovës si nënkryetare e AKR-së. Ndoshta duhet të prononcohet edhe kryetari aktual i VV-së në Podujevë Shpejtim Bulliqi?”, ka shkruar Dërguti në Facebook.

Ajo ka publikuar një artikull rreth deklarimit të Kusarit dhe një pjesë të emrave të deputetëve që e kishin votuar formimin e Gjykatës Speciale. Ndër këta emra është edhe ish-deputeti i LDK-së, zyrtari i tanishëm i LVV-së, Shpejtim Bulliqi.

Kusari tha sot pas dënimit me 26 vjet burgim të Mustafës se “Qëndrimi i VV-së në raport me Gjykatën është i ditur, është konsideruar si vendim i gabuara nuk e ka mbështet këtë vendim. Fatkeqësisht ka qenë grupi i vetëm parlamentar që nuk e ka mbështetur. Pjesa tjetër janë pasojat e një veprim që ka ndodhur në Kuvendin e Kosovës, pasojat po i bartin të tjerët dhe do t’i bartë edhe vendi”. 

/GazetaSinjali/