Deputetja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila, ka folur për rrëzimin e Qeverisë Kurti.
Ajo ka thënë se LDK e ka thirrë mocionin në krizën e pandemisë, duke e quajtur seancën të turpshme.
“Unë në seancë kam thënë se koalicioni mund të mos ketë kalu si duhet, por turpi ka qenë mes krizës së pandemisë që është thirrur.Jam e bindur që duke i dëgju deklarimet, shkarkimi i ministrit Veliut s’ka qenë hapi i vetëm që është thirr mocioni, por që kjo ka ardhë në serinë e mospajtimeve, mospajtime që ka pas edhe para se të nënshkruhej koalicioni”, ka thënë ajo në RTVD.
Tutje, Kusari ka shtuar se edhe po të mos shkarkohej Agim Veliu nga posti i ministrit të Punëve të Brendshme nga kryeministri tashmë në detyrë, LDK prapë se prapë do të iniconte mocionin e mosbesimit.
“Me ose pa Veliun ministër, LDK e kish inicu mocionin e mosbesimit”, ka thënë ajo.
Derisa e njëjta ka shtuar se shkarkimi i Veliut ka pas 15 për qind të peshës së aryes. Ndërsa sa i përket shkarkimit të ministrit të LDK-së nga Kurti, ajo ka thënë se kryeministri ka mundur ta evitojë këtë veprim./GazetaSinjali/