image Kusari-Lila thotë se Thaçi për interesat e tij po vë në lojë fatin e qytetarëve

Politikë

Kusari-Lila thotë se Thaçi për interesat e tij po vë në lojë fatin e qytetarëve

news image

Kryetarja e Alternativës, njëherësh deputetja në Grupin Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, tha se presidenti Hashim Thaçi, po vepron për interes të tij politik dhe se po vë në lojë fatin e qytetarëve.

“Tash luan lojëra të ulëta bashkë me fatin e qytetarëve duke qenë shumë i bindur me një siguri të madhe se orkestron qeverinë deri në pikën e fundit. Përderisa komplet një retorik tjetër ishte nga i njëjti njeri ditë më parë kur përgjegjëse ishte qeveria Kurti. Pra, një president i cili sipas tekeve të tij dhe interesave të tij politike vë në lojë fatin e gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës”, thotë Kusari Lila.

Kusari-Lila thotë se në kohën kur është rritur numri i rasteve me koronavirus, kjo qeveri po i lehtëson masat dhe kështu po e qon vendin drejt një krize dhe situate të paqartë.

“Është tepër e rëndë të shihet se numri i rasteve por rritet, ndërsa numri i masave po lehtësohet dhe nuk ka një qartësi mbi atë se si do të procedohet më tutje.. Derisa qeveria po tregon se që në ditët e para të saj mungesë të kompetencës totale dhe të përgjegjësisë pasi kemi pasur një rritje dramatike të numrit dhe një lehtësim të masave që është në mospërputhje”, u shpreh Kusari-Lila.

Ndër vendimet e para që mori qeveria Hoti me të ardhur në krye të ekzekutivit, ishte heqja e masave të reciprocitetit e cila ishte parë si pengesë nga ana e shtetit serb për vazhdimin e dialogut me Serbinë./ Gazeta Sinjali/