image Kusari-Lila: S'ka kthim prapa, zgjedhjet e Serbisë më 3 prill nuk mbahen në Kosovë

Politikë

Kusari-Lila: S’ka kthim prapa, zgjedhjet e Serbisë më 3 prill nuk mbahen në Kosovë

news image

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka paralajmëruar se Kosova nuk do të lejojë që zgjedhjet presidenciale në Serbi të mbahen edhe në Kosovë, raporton Gazeta Sinjali.

Kusari-Lila tha se Kosova duhet ta aplikojë funksionimin e saj si shtet normal, duke ua garantuar qytetarëve me dy shtetësi votimin përmes postës apo përmes zyrës ndërlidhëse të Beogradit në Prishtinë.

“Sa i përket zgjedhjeve presidenciale serbe më 3 prill, mendoj që ajo çfarë ndodhi me rastin e rezolutës së miratuar në Kuvend duhet të vazhdojë të aplikohet. Kosova, funksionimin e saj si shtet normal duhet ta aplikojë duke ua garantuar qytetarëve me dy shtetësi votimin përmes postës apo edhe përmes zyrës ndërlidhëse të Beogradit në Prishtinë, por që kthim prapa në organizimin tradicional të procesit zgjedhor të Serbisë nuk ka”, u shpreh ajo./GazetaSinjali/