Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare të Gjakovës, Mimoza Kusari – Lila, pret që skandalet, që sipas saj, kanë ndodhur ditëve të fundit në Gjakovë, do t’i ndihmojnë asaj t’i fitojë zgjedhjet në këtë komunë.
Pavarësisht se në rundin e parë të zgjedhjeve doli e dyta, për nga numri i votave të fituara, ajo është e bindur që rezultati në Gjakovë do të përmbyset. Ajo ka përmendur edhe arsyet që sipas saj, do ta çojnë në fitore të zgjedhjeve.
“Shumë njerëz nuk kanë dalë në raundin e parë në zgjedhje. E dyta është se AAK ka përdorur shumë makinacione në raundin e parë andaj këto do i kushtojnë, pastaj është skandali me naftën e vjedhur sot në QKMF. Është skandal i madh që ka shpërthyer sot. Ka ndodhur edhe blerja e votës masive në Gjakovë. Ka filluar me komunitete, grupe të margjinalizuara me gjendje jo të mirë materiale të cilat i kanë shfrytëzuar”, përfundoi ajo, në T7.
Në balotazhin e 14 nëntorit për kryetar të Gjakovës, Kusari – Lila do të garojë me kandidatin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini. /Gazeta Sinjali/