image Kusari - Lila ngushëllon për 31 viktimat e koronavirusit, apelon qytetarët për kujdes

Sociale

Kusari – Lila ngushëllon për 31 viktimat e koronavirusit, apelon qytetarët për kujdes

news image

Deputetja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila, ka reaguar për 31 vdekjet nga koronavirusi brenda dy ditëve të fundit në Kosovë.

Kusari – Lila ka shprehur ngushëllime për viktimat, duke apeluar për respektim të masave mbrojtëse kundër COVID-19.

“Shprehë ngushëllimet e mia më të sinqerta për 31 jetët e humbura për dy ditët e fundit në Kosovë. Po ballafaqohemi me një realitet të rëndë dhe të paparë deri më tani, por sa më parë që adaptohemi realitetit të ri dhe masave mbrojtëse si pjesë e përditshmërisë, aq më parë e tejkalojmë këtë periudhë të rëndë. Mbaje maskën, mbaj distancën dhe higjienën personale”, ka shkruar ajo në Facebook.

Po ashtu, deputetja u ka uruar shërim të shpejtë dhe kthim në familjet e tyre të gjithë të infektuarve./Gazeta Sinjali/