image Kusari - Lila Hotit: Nuk është dashur të ulesh përballë Vuçiqit kur Thaçi intervistohej në Hagë

Politikë

Kusari – Lila Hotit: Nuk është dashur të ulesh përballë Vuçiqit kur Thaçi intervistohej në Hagë

news image

Deputetja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti, i cili shkoi në bisedime me Serbinë, derisa presidenti i vendit, Hashim Thaçi, intervistohej nga prokurorët e dhomave të Specializuara në Hagë.

Kusari – Lila thotë se ky ishte një gabim dhe Hoti nuk duhej të shkonte.

Të njëjtat ditë e kemi pas presidentin e vendit në Tribunalin e Hagës. Në cilindo rrethanë, çfarëdoqoftë raporti politik, nuk është dashur që të shkohet t’i ulesh Vuçiqit përballë. Presidentin e ke pasur para prokurorëve”, ka deklaruar ajo.

Ndaj kësaj deklarate të Kusarit ka reaguar zëvendëskryeministri, Driton Selmanaj.

Ai ka arsyetuar kryeministrin Hoti, duke thënë se kushdo që largohet nga tavolina e bisedimeve do të shpallet humbës i këtij procesi.

“Zonja Kusari, besoj se e keni në kujtesë se e kishim një nisje për me shku në Uashington. Për ata që besojnë në pastërtinë e luftës çlirimtare, jemi kthy në rrugë, s’kemi vazhdu atje. Jemi kthy në shenjë solidariteti. Tash po thu që ne mos të shkojmë. Kushdo që ka mu largu prej tavolinës së bisedimeve, ka me dal humbës”, ka deklaruar ai./Gazeta Sinjali/