image Kusari-Lila: Fitorja e Bidenit do të rezultojë në funksionimin e demokracisë në tërë botën

Politikë

Kusari-Lila: Fitorja e Bidenit do të rezultojë në funksionimin e demokracisë në tërë botën

news image

Deputetja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila ia ka uruar fitoren presidenciale Joe Bidenit dhe Kamala Harrisit, shkruan Gazeta Sinjali.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në ‘Twitter’, ajo ka thënë se është tejet e lumtur me zgjedhjen e popullit amerikan.

Sipas saj, fitorja e demokratit Biden do të rezultojë në shfaqjen e përgjegjësisë dhe funksionimin e demokracisë, jo vetëm në SHBA, por në tërë botën.

“E lumtur dhe krenare përtej fjalëve me zgjedhjen e popullit amerikan, e cila do rezultojë në shfaqjen e përgjegjësisë dhe funksionimin e demokracisë, jo vetëm në SHBA, por në të gjithë botën. Urime për presidentin Joe Biden dhe nën-presidenten Kamala Harris. Zoti e bekoftë Amerikën”, ka shkruar Kusari-Lila. /Gazeta Sinjali/