Deputetja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila ia ka uruar fitoren presidenciale Joe Bidenit dhe Kamala Harrisit, shkruan Gazeta Sinjali.
Përmes një postimi në llogarinë e saj në ‘Twitter’, ajo ka thënë se është tejet e lumtur me zgjedhjen e popullit amerikan.
Sipas saj, fitorja e demokratit Biden do të rezultojë në shfaqjen e përgjegjësisë dhe funksionimin e demokracisë, jo vetëm në SHBA, por në tërë botën.
“E lumtur dhe krenare përtej fjalëve me zgjedhjen e popullit amerikan, e cila do rezultojë në shfaqjen e përgjegjësisë dhe funksionimin e demokracisë, jo vetëm në SHBA, por në të gjithë botën. Urime për presidentin Joe Biden dhe nën-presidenten Kamala Harris. Zoti e bekoftë Amerikën”, ka shkruar Kusari-Lila. /Gazeta Sinjali/