image Kurz: Serbia s'hyn në BE pa normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën

Evropë

Kurz: Serbia s’hyn në BE pa normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën

news image

Kancelari austriak, Sebastian Kurz në një intervistë me mediumin serb, Kurir, ka thënë se BE-ja është partneri më i rëndësishëm tregtar dhe ekonomik i të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor, transmeton Gazeta Sinjali.

“Perspektivat për pranimin në BE janë një katalizator kryesor për reformën dhe zgjidhjen e çështjeve bilaterale. Për sa kohë që BE vazhdon të tregojë forcë në Ballkanin Perëndimor dhe nuk lë vakum, unë e shikoj atë me një farë gazi“, tha ai.

Kurz gjithashtu foli edhe për dialogun Kosovë-Serbi i cili u shpreh se pa ndërmjetësimin e BE-së, marrëveshjet e Brukselit ndoshta nuk do të ishin arritur.

“Pa ndërmjetësimin e BE-së, marrëveshjet e Brukselit ndoshta nuk do të ishin arritur. Kështu që kemi rezultate të mira këtu. BE vazhdon të luajë një rol thelbësor negociues në dialog. BE ja ka besuar këtë detyrë Miroslav Lajçak, një diplomat me përvojë i cili gëzon mbështetjen e plotë të Bashkimit dhe Austrisë. Në fund, sidoqoftë, nevojitet vullneti politik dhe guximi i Beogradit dhe Prishtinës, pa të cilat nuk do të ketë sukses. Nevojitet gjithashtu mbështetja e bashkësisë ndërkombëtare, veçanërisht bashkëpunimi i ngushtë me Shtetet e Bashkuara”.

Kurse, për marrëveshjen e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, Kurz deklaroi se të dy palët duhet të zbatojnë detyrimet e tyre sipas Marrëveshjes së Brukselit.

“Është e qartë se të dy palët duhet të zbatojnë detyrimet e tyre sipas Marrëveshjes së Brukselit. Kur ka pika të hapura, ne në mënyrë të duhur kërkojmë zbatimin e tyre. Është thelbësore që dialogu të vazhdojë seriozisht, që të ndërtohet besimi i ndërsjellë, që fokusi të përqendrohet në një të ardhme të përbashkët evropiane. Të gjitha palët do të përfitojnë nga kjo”.

Ndërsa sa i përket njohjes së Kosovës nga Serbia, Kurz theksoi se kjo e fundit duhet të jetë e vetëdijshme se nuk do të ketë pranim në BE pa normalizimin e marrëdhënieve të Beogradit me Prishtinën.

“Gjatë vizitës time të fundit në Beograd, dy vjet më parë, unë thashë që Serbia duhet të jetë e vetëdijshme se nuk do të ketë pranim në BE pa normalizimin e marrëdhënieve të Beogradit me Prishtinën. Kryesisht është nga të dy palët të bien dakord për një normalizim të përhershëm dhe gjithëpërfshirës të marrëdhënieve. Kjo duhet të kontribuojë në stabilitetin e qëndrueshëm në rajon”, tha ai.

Kurz foli për marrëdhëniet e Austrisë me Kosovën, gjersa shtoi se vendi ynë përballet me sfida veçanërisht të mëdha duke pasur parasysh pandeminë globale dhe pasojat ekonomik.

“Austria ka marrëdhënie të shkëlqyera bilaterale me Kosovën. Me kontingjentin tonë të trupave për KFOR, numerikisht vendosjen më të madhe të forcave të armatosura austriake jashtë vendit, ne po japim një kontribut të rëndësishëm për sigurinë dhe stabilitetin e Kosovës dhe të gjithë rajonit. Ekonomia austriake është një nga investitorët më të mëdhenj. Si të gjithë ne, Kosova përballet me sfida veçanërisht të mëdha duke pasur parasysh pandeminë globale dhe pasojat ekonomike”.

Prandaj është e rëndësishme që stabiliteti politik të vendoset shpejt pas zgjedhjeve të ardhshme. Kjo do të jetë gjithashtu e rëndësishme për dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës“, përfundoi Kurz.

/Gazeta Sinjali/