image Kurz për dy kosovarët që po shërohen në Austri: Ne ofrojmë ndihmë gjithmonë kur është e nevojshme

Evropë

Kurz për dy kosovarët që po shërohen në Austri: Ne ofrojmë ndihmë gjithmonë kur është e nevojshme

news image

Dy nga 44 qytetarët e Kosovës që u lënduan rëndë si pasojë e një shpërthimi në Ferizaj, janë dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në Austri, raporton Due Prese, transmeton Gazeta Sinjali.

E lidhur me këtë, kancelari austriak, Sebastian Kurz tha se për këtë ndihmë as që duhet të bëhet fjalë.

“As që duhet të thuhen fjalë që Austria ofron ndihmë gjithmonë kur është e nevojshme”, tha ai.

Ai po ashtu theksoi se përgjatë gjithë vitit Austria dha mbështetje edhe me pajisje mjekësore.

“Për shembull, pranverën e kaluar ne siguruam ndihmë mjekësore për pacientët me COVID-19 nga Ballkani Perëndimor dhe përgjatë gjithë vitit dhamë mbështetje edhe me pajisje mjekësore”“, tha Kurz.

Dy pacientët e lënduar janë dërguar në Austri pasi Ministria e Jashtme atje është përgjigjur në kërkesën e Ministrisë së Jashtme të Kosovës për të ofruar ndihmë.

/Gazeta Sinjali/