Alexander Schallenberg ka dhënë betimin si Kancelar i Austrisë.
Pas ceremonisë, Sebastian Kurz, i cili në këtë pozitë ishte dy ditë më parë, por që dha dorëheqje pas akuzave për korrupsion është shprehur se zgjedhja e Schallenberg i garanton vendit stabilitet.
“E falënderoj Schallenberg për vullnetin që ta marrë përgjegjësinë si Kancelar Federal, sepse me këtë hap stabiliteti i vendit është i garantuar”, është shprehur Kurz.
“Ky ishte qëllimi im në këtë situatë të vështirë të këtyre pak ditëve të shkuara”./GazetaSinjali/