Në mesin e akuzave për korrupsion ndaj Sebastian Kurz, kancelari i Austrisë ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë mbrëmjen e së shtunës.
Lajmi është bërë i ditur nga gazetarja austriake Franziska Tschinderle nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në ‘Twitter’, derisa ka njoftuar se detyrën e kancelarit do ta ushtrojë ministri i Punëve të Jashtme.
“Pas dorëheqjes së Sebastian Kurz, qeverisjen në dorë do ta marrë Alexander Schallenberg”, ka bërë me dije Tschinderle.
Qeveria e Kancelarit Sebastian Kurz të Austrisë u godit pasi prokurorët federalë filluan një hetim penal kundër tij këtë javë me dyshimin se kishte përdorur fonde qeveritare për të paguar për sondazhe të favorshme të opinionit dhe artikuj lajmesh.
Kurz, i cili është konsideruar si fytyra e re e konservatorizmit evropian, mohoi fuqishëm akuzat./GazetaSinjali/