image Kurtit katër muaj qeverisje i duken si katër vjet (VIDEO)

Politikë

Kurtit katër muaj qeverisje i duken si katër vjet (VIDEO)

news image

Pasditen e sotme, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u takua me mërgimtarët të cilët kanë ardhur për pushime në vendlindje, raporton Gazeta Sinjali.

Para bashkatdhetarëve, i pari i ekzekutivit foli për punët dhe sfidat e qeverisë së tij përgjatë këtyre katër muajve.

Mirëpo, gjatë fjalës së tij, Kurti ngatërroi kohën e qeverisjes së tij, duke thënë se si qeveri i kanë mbushur katër vjet nga votimi në parlament.

“Si Qeveri e Republikës së Kosovës i kemi përmbushur katër vite”, ka thënë Kurti, ku më pas korrigjoi veten duke shtuar “muaj” në vend të viteve.

Ndërsa të pranishmit duartrokitën me të dëgjuar atë ndërsa iu drejtohej me shaka rreth asaj çfarë ai e tha./Gazeta Sinjali/