image Kurti zotohet se Kosova dhe Shqipëria do të realizojnë projektet e përbashkëta

Politikë

Kurti zotohet se Kosova dhe Shqipëria do të realizojnë projektet e përbashkëta

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas takimit me homologun e tij Edi Rama, në një konferencë të përbashkët, ka deklaruar se të dy shtetet duhet të bashkëpunojnë në fushën e drejtësisë, transmeton Gazeta Sinjali.

Kurti tha se do të punojnë që bashkëpunimi ekonomik të jetë sa më unik.

“Unë jam i nderuar me vizitën e kryeministrit Edi Rama në fillim të mandatit të ri për çfarë e uroj edhe një herë. Mandatet e dy qeverive tona i kemi marr në kohë me plotë sfida. Kosova dhe qytetarët e saj i gëzohen progresit në Shqipëri. Dy qeveritë tona kanë mundësi për t’i realizuar projektet që pritet tash e një kohë duhet ta rrisim bashkëpunimin për më shumë drejtësi, barazi dhe mirëqenie, ndërlidhja mes dy vendeve është e domosdoshme për qytetarët dhe ekonomitë tona. Do të punojmë se bashku që tregu të jetë sa më unik. Nëse ka vende ku kjo mund të bëhet sa kë shpejtë është pikërisht Kosova dhe Shqipëria.”

“Biseduam për të gjitha fushat dhe në veçanti u zotuam që e shohim të rëndësishëm sinkronizimi gjithandej. Ne biseduam edhe për zotimin e zbatimit të marrëveshjeve të qeverive tona”.

Tutje ai ka shtuar se janë dakorduar që të fillojnë përgatitjet për mbledhjen e përbashkët mes dy vendeve, që pritet të mbahet në nëntor.

Ai tregoi se janë dakorduar edhe që të kenë një sekretariat koordinues për marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve, që do të udhëhiqet nga Gentian Sala i cili ka pasaportat e dy vendeve, atë të Kosovës dhe Serbisë.

/Gazeta Sinjali/