image Kurti-Vuçiq takohen sërish në shtator

Politikë

Kurti-Vuçiq takohen sërish në shtator

news image

Sot, në Bruksel, nën ndërmjetësimin e përfaqësuesve të këtij unioni, Joseph Borrell dhe Miroslav Lajçak, u mbajt takimi i dytë mes kryeministrit të Kosovës dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Pas këtij takimi u deklaruan të dyja palët. Kurti njoftoi se ia prezantoi palës serbe një marrëveshje paqeje, e cila përfshinte gjashtë nene, por që u refuzua nga Serbia.

Ndërkaq, Vuçiq tha janë shumë të shqetësuar dhe nuk e dinë se çfarë të bëjnë, pasi që, sipas tij, Kurti është kthyer në shekullin 19-të dhe e fajëson Serbinë për tri gjenocide të kryera në Kosovë.

Ndonëse edhe ky takim, si edhe takimi i parë, nuk sollën ndonjë progres në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, Kurti dhe Vuçiq do të takohen sërish në muajin shtator.

Kështu ka njoftuar kreu i ekzekutivit kosovar para gazetarëve, i cili tha se në fund të gushtit do të ketë edhe një takim mes udhëheqësve të delegacioneve.

“Kur ishte te dakordimi për një deklaratë të përbashkët, ne ishim dakord për pikën që në fund të muajit gusht të takohen udhëheqësit e delegacioneve tona. Gjithashtu të ketë edhe një takim tjetër në muajin shtator midis krerëve të dy vendeve tona…”, tha Kurti. /Gazeta Sinjali/