image Heshtje zgjedhore, Albin Kurti nga Parisi shkon në Podujevë

Heshtje zgjedhore, Albin Kurti nga Parisi shkon në Podujevë

news image

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, këtë të shtunë është parë në Podujevë i shoqëruar nga kandidati i partisë së tij për këtë komunë Shpejtim Bulliqi.

Kurti dhe Bulliqi janë parë duke shëtitur së bashku në sheshin e këtij qyteti.

Kurti gjatë ditës së djeshme nuk ishte i pranishëm në tubimet përmbyllëse për balotazhin e të dielës, pasi ishte në Paris ku ka marrë pjesë në Forumin e Paqes.

Sot, zyrtarisht vendi ka hyrë në heshtje zgjedhore, pasi nesër do të zhvillohet gara e balotazhit në 21 komuna./GazetaSinjali/