image Kurti: Vendimet pas dorëheqjes së Haradinajt nuk vlejnë njësoj, do t’i shqyrtojmë

Kosovë

Emërimet/ Kurti: Vendimet pas dorëheqjes së Haradinajt nuk vlejnë njësoj, do t’i shqyrtojmë

news image

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka thënë se do të rishqyrtohen të gjitha vendimet që janë marrë pas fazës së dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit.

Kurti këtë e ka thënë në një konferencë për media pas takimit me shefen e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, raporton Gazeta Sinjali.

I pari i qeverisë i pyetur për dy emërimet në AKI që ndodhën pas dorëheqjes së ish-kryeministrit, tha se për ta nisur një kapitull të ri duhet të rritet përgjegjësia institucionale e ligjore.

“Të gjitha vendimet, të cilët janë marrë pas datës 19 korrik 2019 nuk mund ta kenë statusin e njëjtë sikurse vendimet para kësaj date. Pra, po i referohem datës kur ish-kryeministri dha dorëheqjeje, prandaj Qeveria e Republikës së Kosovës, unë si kryeministër i saj do ta kemi një rishqyrtim të gjithë kësaj fazës pas dorëheqjes së ish-kryeministrit me ç’rast konsiderojmë se  për të filluar një kapitull të ri në Republikën e Kosovës duhet ta rrisim përgjegjësinë institucionale e ligjore në njërën anë, e që besa politike e morale”, ka thënë ai para mediave.

Më tej, Kurti ka folur edhe për dorëheqjet.

“Dorëheqja është akt moral dhe nuk besojmë që vendimet e emërimet e kanë statusin e pëlqyeshëm nëse respektojmë marrëveshjen dhe shtet ndërtimin demokratik”, përfundoi ai./Gazeta Sinjali/