Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk ka pushuar as në vikend që ta lavdërojë punën e qeverisë së tij.
Kurti përmes një postimi të bërë në Twitter, vendosi të tregoj se kanë kryer punë të mira duke përmendur një varg vendimesh e projektligje që janë miratuar.
Madje, Kurti në këtë postim tha se në qeverisjen e tyre nuk ka pasur asnjë skandal të korrupsionit.
“Këtë javë shënuam përvjetorin e parë të qeverisë sonë. Në 68 mbledhje të kabinetit kemi miratuar 610 vendime, 132 projektligje, 79 emërime dhe 19 koncept-dokumente. Gjithçka u bë në kohë të vështira, me zero skandale korrupsioni”, ka shkruar Kurti.