Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka folur në seancën e sotme plenare ku po debatohet për grevën e sindikatave, duke thënë se më 1 shtator i ka kërkuar kreut të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosoves (BSPK), Atdhe Hykollit që pakon anti-inflacion ta bëjnë bashkë.
“Kanë refuzuar, nuk kanë dashur pakon anti-inflacion ta dizajnojmë bashkë”, ka thënë Kurti në Kuvendin e Kosovës.
Ai ka shtuar se këtë propozim e ka bërë si socialdemokrat, pasi thotë se “është për forcimin e sindikatave”.
Më pas Kurti tha se më 3 shtator kanë propozuar 50 euro shtesa për punonjësit publikë.
Kurti ka përsëritur sërish se si kryeministër do të duhej ta takonte kreun e Bashkimit të Sindikatës, e Arbëria Nagavci ta takojë Rrahman Jasharajn, kreun e Sindikatës së Arsimit.
Po ashtu Kurti ka thënë se “sindikata nuk është e sinqertë”, pasi pas takimit nuk e konsultuan anëtarësinë për vazhdimin apo ndërprerjen e grevës.