image Kurti u drejtohet me letër ministrave pas votimit të programit qeverisës

Kosovë

Kurti u drejtohet me letër ministrave pas votimit të programit qeverisës

news image

Në mbledhjen e pestë të qeverisë sot u miratua edhe programi qeverisës për vitin 2020-2023.

Kurti pas mbledhjes u ka shkruar një letër ministrave për Programin e Qeverisë 2020-2023, ku i ka njoftuar se ka filluar procesi i përgatitjes së planit të punës së qeverisë për vitin 2020-2022.

Ai ka kërkuar që të planifikohen aktivitetet e institucioneve qeveritare dhe që ky dokument të reflektojë vizionin programor për vitet në vijim.

Në këtë letër Kurti ka kërkuar vëmendje nga ministrat për aktivitetet dhe angazhimet që të jenë në bashkëpunim me zyrtarët përgjegjës për hartimin e këtij dokumenti të rëndësishëm të qeverisë./ Gazeta Sinjali/