image Kurti tregon si e siguroi marrëveshjen sekrete të Thaçit me NATO’n

Kosovë

Letra/ Kurti tregon si e siguroi marrëveshjen sekrete të Thaçit me NATO’n

news image

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti sot përmes një shkrese zyrtare, ka njoftuar se e ka informuar kryeparlamentaren Vjosa Osmani, lidhur me një marrëveshje sekrete në mes të presidentit të vendit, Hashim Thaçi dhe sekretarit të atëhershëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen.

Në letrën zyrtare që Kurti i ka dërguar Vjosa Osmanit që mban datën 25 shkurt 2020, kryeministri ka thënë se marrëveshjen të cilën Hashim Thaçi e kishte bërë në prill 2013 me sekretarin e përgjithshëm të atëhershëm të NATO-së, Anders Fogh Rasmussen e kishte siguruar nga një zyrtar i NATO-s në nëntor të vitit 2019.

“Përmes kësaj marrëveshje kryeministri Thaçi në emër të Republikës së Kosovës, barti te KFOR-i të drejtën absolute të vetos mbi të gjitha misionet e ardhshme të FSK-së në veri të Kosovës, për një periudhë të paafatizuar”, thuhet ndër të tjera në letrën e dërguar Osmanit.

Më poshtë e gjeni letrën e Albin Kurtit dërguar Vjosa Osmanit./Gazeta Sinjali/