image Kurti tregon se si do të "hakmerret" ndaj deputetëve të cilët votuan për rrëzimin e qeverisë

Kosovë

Deklaratë/ Kurti tregon se si do të “hakmerret” ndaj deputetëve të cilët votuan për rrëzimin e qeverisë

news image

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka thënë se do të ju bëj thirrje qytetarëve në fushatë që të mos votojnë më deputetët të cilët rrëzuan qeverinë më të mirë.

“Do të ju bëj thirrje qytetarëve në fushatën e ardhshme të mos votohen deputetët të cilët përmes ulësve të garantuar rrëzuan qeverinë më të mirë”, tha Kurti.

Kurti gjithashtu tha se këta deputetë siguruan ulëset dhe pastaj rrëzuan qeverinë padrejtësisht duke kërkuar pastaj që të krijohet një qeveri e re pa shkuar në zgjedhje.

“Ka nevojë edhe për një qartësim të deputetëve të pakicave. Disa deputetë të pakicave ishin kundër mocionit. Duhet të ndahen ata që janë të drejtë nga ata që janë të padrejtë”, tha ai në Jeta në Kosovë./ Gazeta Sinjali/