image Kurti tregon se çfarë i tha Grenelli pasi e hoqi taksën pjesërisht: Çdo ditë shkruhem me të

Kosovë

Deklaratë/ Kurti tregon se çfarë i tha Grenelli pasi e hoqi taksën pjesërisht: Çdo ditë shkruhem me të

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në seancën e sotme të Kuvendit e cila po mbahet për rrëzimin e qeverisë, ka thënë se është në kontakt të vazhdueshëm me emisarin e SHBA-së për dialgoun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Kurti tha se shumicën e kohës nuk pajtohet me ambasadorin Grenell, teksa tregoi se ai i ka kërkuar që ta harrojë reciprocitetin, shkruan Gazeta Sinjali.

“Me ambasadorin Grenell unë kontaktoj për çdo ditë. Një pjesë të mirë të kohës nuk pajtohemi. Unë mbaj qëndrimin tim sepse mbroj interesat e Kosovës. Ai thotë harroje reciprocitetin, por s’mund ta harroj reciprocitetin. Për çdo ditë shkruhem me ambasadorin Grenell”, ka thënë Kurti.

Pas vendimit të heqjes së taksës ndaj Serbisë për lëndën e parë, Kurti ka thënë se i ka shkruar përsëri Grenell, duke i thënë se kjo nuk është e mjaftueshme.

“Pasi që e kam heqë taksën për lëndën e parë, tha nuk mjafton kjo. Prapë më ka shkruar ai mua. Këto janë komunikimet tona”, ka thënë Kurti. /Gazeta Sinjali/