Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe i mandatuari për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti ka shkruar për takimin që e pati me Përfaqësuesin e lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Joseph Borell.
Kurti tha se me Borellin zhvilluan një diskutim të frytshëm, duke theksuar se ka kërkuar nga BE-ja që ta rishikojë dhe ta rinovojë dialogun Kosovë-Serbi, shkruan Gazeta Sinjali.
“Diskutim i frytshëm sot me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell, në vizitën e tij të parë në Kosovë. Unë pohova se dialogu i lehtësuar nga BE-ja duhet të rishikohet dhe rinovohet. BE është një forcë pozitive dhe mbetet e domosdoshme për të ardhmen e rajonit”, ka shkruar Kurti në Twitter.
Përveç Kurtit, Borell u takua edhe me përfaqësuesit e tjerë të partive politike si dhe me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin. /Gazeta Sinjali/