image Kurti tregon pse e ftoi Thaçin në debat televiziv

Kosovë

Deklarata/ Kurti tregon pse e ftoi Thaçin në debat televiziv

news image

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka treguar pse i kishte bërë ofertë për debat presidentit, Hashim Thaçi.

Kurti tha se Thaçi e kishte ftuar për t’i shkuar në shtëpi në formë kërcënimi dhe theksoi se pas kësaj e ftoi presidentin për debat, “që ta nxirrte këtë çështje nga llagëmi”.

“Bëhet fjalë për një lloj kërcënimi publik që na bëri presidenti neve. Presidenti na bëri ftesë mua dhe ministrit të Punëve të Brendshme që të shkonim tek shtëpia e tij. Kështu që, unë e bëra këtë ofertë, për debat, që ta nxirrja këtë çështje nga llagëmi për ta trajtuar në një studio televizive”, tha Kurti në Opinion.

Kryeministri në detyrë, përmes një postimi në Facebook javën e kaluar, tha se Thaçi është shembulli më i keq për qytetarët. Po ashtu, Kurti e sfidoi Thaçin edhe për një debat televiziv.

Thaçi më herët e kishte akuzuar VV-në duke e quajtur organizatë kriminale, meqë Qeveria në detyrë kishte folur për dyshimet se presidenti ka ndihmuar Behgjet Pacollin të futej kundërligjshëm në Kosovë./Gazeta Sinjali/