Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në konferencë për media tha se sonte pak para mesnate do të hyjë në fuqi propozim- vendimi për vendosjen e reciprocitetit ndaj mallrave serbe dhe se do të mbetet në fuqi deri me 15 qershor.
“Ky vendim mbetet në fuqi deri me 15 qershor, ne do të shohim se si ka ecur mbarëvajtja e këtij vendimi sa i përket zbatimit, sa i përket implementimit”, tha Kurti.
Ai gjithashtu theksoi se pika 3 e këtij propozim- vendimi thotë që së paku 1 herë në muaj do të rishikohet se si po zbatohet vendimi.
“Pika 3 e këtij propozim- vendimi, thotë që zbatimi i këtij vendimi do të rishikohe së paku 1 herë në muaj se si heci puna e reciprocitetit si zëvendësim për tarifën”, u shpreh Kurti./ Gazeta Sinjali/