image Kurti thotë se transkriptat e Këshillit të Sigurisë i zhdukën, aty do të shihej puçi

Kosovë

Kurti thotë se transkriptat e Këshillit të Sigurisë i zhdukën, aty do të shihej puçi

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në seancë tha se sapo është njoftuar që transkripta e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë nuk ekziston sepse hardisku nuk ka regjistruar asgjë.

“Shteti vazhdon të jetë i kapur, nuk ka demokraci, sapo unë deklarova që tranksriptat ekzistojnë, sapo më njoftuan tani që hardisku nuk përmban fare transkriptën e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë, e kanë zhdukur sepse aty kishte puç, kjo po ndodh sepse nu ka ndryshuar asgjë, veç qeveria ka ndryshuar”, tha Kurti.

Ai gjithashtu theksoi që LDK-ja ishte e para ajo që prishi marrëveshjen e koalicionit qeverisës, pasi që për gjendjen e jashtëzakonshme kishte shkruar për gjendje të jashtëzakonshme 5 orë para mbledhjes së Këshillit të Sigurisë, pa u konsultuar me VV-në.

” Isa Mustafa, 5 orë përpara ka shkruar që është për gjendje të jashtëzakonshme, pse nuk më lajmëroi mua, si partnerë të koalicionit”, tha Kurti./ Gazeta Sinjali/