image Qeveria: Kemi blerë vaksina nga Pfizeri

Shëndetësi

Qeveria: Kemi blerë vaksina nga Pfizeri

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë mbledhjes së Qeverisë ka njoftuar se janë përmbyllur me sukses negociatat me prodhuesin e vaksinave anti-COVID, Pfizer.

Kurti ka thënë se Kosova ka blerë sasi vaksinash nga ky prodhues, por duke mos përmendur ndonjë shifër.

“Posa janë përmbyllur në mënyrë të suksesshme negociatat për ardhjen e vaksinave në Kosovë me ç’rast kemi blerë vaksina nga prodhuesi ‘Pfizer’ dhe tash duke iu falënderuar kësaj ne do të mund të bëjmë vaksinimin edhe përtej grupeve me prioritet dhe të shkojmë në mënyrë të sigurt drejt zotimit që të përmbyllim imunizimin e popullsisë sivjet, përkatësisht 60 për qind të qytetarëve”, ka thënë Kurti në mbledhjen e Qeverisë.

Qeveria sot ka miratuar me shumicë votash masat e reja antiCOVID. Në kuadër të masave të reja do të heqet ora policore dhe do të zgjatet orari i punës për gastronominë deri në ora 23:00.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë në mbledhjen e qeverisë se do të lejohet edhe lëvizja e qytetarëve pa maska kur janë vetëm dhe në ambiente të jashtme.

/GazetaSinjali/