image Kurti thotë se muaji prill është vendimtar për të kaluar krizën shëndetësore

Kosovë

Deklaratë/ Kurti thotë se muaji prill është vendimtar për të kaluar krizën shëndetësore

news image

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti para mediave në Gjilan tha se muaji prill është muaj vendimtar për të parandaluar pandeminë tashmë të përhapur.

“Po punojmë që ngritjen e pandemisë ta bëjmë sa më të paktë, e cila deri më tash mori jetën e 3 qytetarëve tanë. Duhet të vazhdojmë sidomos në muajin prill. Ky është muaj vendimtar që nga kjo krizë shëndetësore të dalim sa më shpejt dhe sa më pak dëme”, ka thënë Kurti.

Ai ka theksuar se qeveria në detyrë po punon për të parandaluar përhapjen e pandemisë.

“Ne tashmë jemi të angazhuar në luftimin e pandemisë, nëse do të dobësoheshim me tema të tjera do të ishte gabim”, tha ai./ Gazeta Sinjali/