image Kurti thotë se Merkel i ka thënë në telefon se e mbështet propozimin për heqjen e plotë të tarifës

Politikë

Politikë/ Kurti thotë se Merkel i ka thënë në telefon se e mbështet propozimin për heqjen e plotë të tarifës

news image

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një bisedë telefonike me kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas komunikatës së lëshuar nga Zyra e kryeministrit, Merkel me këtë rast ka mbështetur propozimin e Kurtit për heqjen e plotë të tarifës pas 1 prillit.

“Kancelarja përshëndeti propozim-vendimin e kryeministrit kosovar për heqjen e plotë të tarifës pas datës 1 prill, kjo pas heqjes së tarifës për lëndën e parë në javën që shkoi. Ajo gjithashtu mbështeti një dialog, të udhëhequr nga Bashkimi Evropian, i cili duhet të synojë heqjen e të gjitha pengesave tregtare jo-tarifore midis Serbisë dhe Kosovës”, thuhet në kumtesë.

Në komunikatë thuhet se Kurti dhe Merkel kanë ndarë mendime të përbashkëta rreth marrëdhënieve bilaterale dhe ekonomike, afrimin e Kosovës me Bashkimin Evropian, reformat dhe situatën në rajon.

“Gjatë bisedës ata shkëmbyen mendime për marrëdhëniet e ngushta bilaterale, përafrimin e reformave të Kosovës me Bashkimin Evropian, si dhe për situatën në rajon. Kancelarja Merkel i ofroi kryeministrit Kurti mbështetje në luftën kundër korrupsionit dhe programit të gjerë e ambicioz për reforma në vend. Në këtë kontekst, Republika Federale ofroi këshilla specifike nga ekspertë gjermanë”, thuhet në kumtesë.

Kurti dhe Merkel bëhet e ditur kanë diskutuar dhe për luftën ndaj virusit Korona. Kancelarja citohet të ketë premtuar se do ta shqyrtojë mbështetjen ndaj Kosovës për trajtimin e kësaj krize./Gazeta Sinjali/