image Kurti thotë se ka munguar sinqeriteti në koalicionin me LDK-në

Politikë

Kurti thotë se ka munguar sinqeriteti në koalicionin me LDK-në

news image

Kryeministri i Kosovës në detyrë, Albin Kurti, thotë se e ka ndjerë një lloj sikleti te ish-partneri i koalicionit pasi LVV-ja kishte dalë e parë në zgjedhje.

“E kam ndjerë në kuadër të procesit negociator njëfarë sikleti të madh pse  Lëvizja Vetëvendosje doli e para…Aq shumë kanë qenë të bindur që do të dalin të parët saqë nuk ja kanë pranuar vetës që do të dalin të dytit”, tha Kurti në KTV, transmeton Gazeta Sinjali.

“Besoj që ka mungu sinqeriteti”, tha Kurti ndër të tjera kur foli për ish-partnerin e koalicionit.

Sipas tij, pa kandidimin e Vjosa Osmanit, LDK-ja nuk do të dilte e dyta në zgjedhjet e 6 tetorit.

“Pa zonjën Osmani nuk do të dilnin as të dytit”, u shpreh kryeministri në detyrë. /Gazeta Sinjali/