image Kurti thotë që nuk e di nëse do të takohet me kancelaren Merkel

Kosovë

Konferenca/ Kurti thotë që nuk e di nëse do të takohet me kancelaren Merkel

news image

Kryeministri Kurti në konferencën e mbajtur pas mbledhjes së shtatë të qeverisë, tha se tashmë shumë konferenca janë anuluar, por nuk e di ende nëse takimi me kancelaren do të ndodhë ose jo pasi që gjërat po ndryshojnë nga dita në ditë.

“Unë tashmë kam aranzhuar takime për datën 18 mars në Bruksel dhe besoj që do të shkojë gjithçka në rregull, gjërat po ndryshojnë nga dita në ditë nuk mund të parashikoj tani”, është shprehur Kurti.

Kurti gjithashtu tha se takimi me kancelaren është më i kollajshëm pasi që nuk ka shumë njerëz të tubuar.

“Këto takime janë më të kollajshme për tu realizuar pasi që nuk ka shumë njerëz”, tha ai./ Gazeta Sinjali/