image Kurti: Të pagjeturit duhet të jenë çështja e parë në dialogun Kosovë - Serbi

Kosovë

Deklaratë/ Kurti: Të pagjeturit duhet të jenë çështja e parë në dialogun Kosovë – Serbi

news image

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka thënë se të pagjeturit duhet të jenë çështja e parë që duhet të diskutohen në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Kurti këtë e ka thënë përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku ka treguar se ka biseduar me Ferdonije Qerkezin nga Gjakova, të cilës forcat policore serbe ia kanë rrëmbyer katër djemtë dhe burrin.

“Të pagjeturit janë plagë që kullon ankth. Dhembjet e vuajtjet e nënës Ferdonije sigurisht që ne s’arrijmë t’i marrim me mend. Ky është një krim i vazhdueshëm pasi që është drejtësi e munguar. Të pagjeturit duhet të jenë çështja e parë në dialogun e ardhshëm Kosovë – Serbi”, ka shkruar kryeministri në detyrë.

https://www.facebook.com/albini2017/posts/835608640272355?__xts__[0]=68.ARAqAtmQbrudwxDSMnOHrRkTAUTNtQZgtlxLUMZ70So2_J0DUANScLAXQdlDvxmvaqmEKyoIv8eNupiFm149jLooa2OFJhIyVxklF5PnEvG1jgR1gSvOx7LhLW_VdL3YdR3Q_r9v3GmQ9VuM2gbXe5IsJLiwyTA9oSAnTwa3SDPFjDoJPGSnn_0Rc60gphI2aT5Kzz7k7a77YlRWq3-T2xeOvf082shMboXIvbC_BdmJ2bHdRqXfVuMPLFJwt7s6J6WCeXcTnGFELw32UrDO6lEmJIhkmlHYn5r0CTjgDJHqA-L3pdfoTxtDyvK4Fbp0umkfruVkK59H2ust0zZcnrk&__tn__=-R

Kurti bisedoi me Qerkezin në ditën kur u bënë 21 vjet që prej forcat policore serbe ia kishin rrëmbyer anëtarët e familjes. Në vitin 2005, eshtrat e Artanit dhe Edmondit ishin kthyer, teksa sot e kësaj dite nuk dihet për fatin e tre të tjerëve./Gazeta Sinjali/