image Kurti: Tarifa 100% hiqet porsa të vendoset reciprociteti

Kosovë

Politikë/ Kurti: Tarifa 100% hiqet porsa të vendoset reciprociteti

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se do ta largoj taksën ndaj mallrave serbe pasi të vendoset reciprociteti.

Ai ka njoftuar se shumë shpejt fillojnë t’i përgatisin Doganat e Kosovës për reciprocitet.

Kurti ka deklaruar se është në pritje të Serbisë për ta ndalur fushatën për çnjohjet e pavarësisë së Kosovës.

“Tarifa 100% ndaj mallrave të Serbisë do të zëvendësohet me parimin e reciprocitetit. Tarifa 100% hiqet porsa të vendoset reciprociteti. Shumë shpejt fillojmë t’i përgatisim Doganat e Kosovës për këtë. Si Kryeministër i Republikës së Kosovës e kam shprehur vullnetin që ta heqim tarifën 100%. Pres që Serbia të deklarohet se ka vullnet për ndaljen e fushatës për çnjohjet e pavarësisë së Kosovës”, ka thënë Kurti, shkruan Gazeta Sinjali.

Për reciprocitetin është deklaruar edhe kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq e cila ka përmendur kryeministrin Kurti. Bërnabiqi ka thënë se nuk është e sigurt se për çfarë reciprociteti flet Albin Kurti.

“Politika e Qeverisë së Serbisë është shumë e qartë, nuk ka zona gri, ne kërkojmë respektimin e të gjitha marrëveshjeve të nënshkruara, kërkojmë respektim të marrëveshjes CEFTA, s’ka këtu paqartësi”, ka thënë Bërnabiqi.

Kryeministri Kurti ka deklaruar se Kosova do ta heqë taksën ndaj mallrave serbe, por do të imponojë reciprocitet të plotë ndaj shtetit serb. /Gazeta Sinjali/