Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me ministren e Finlandës për Çështje Evropiane, Tytti Tuppurainen, në kuadër të forumit ”Globsec 2022”, i cili po mbahet në Bratisllavë.
Kurti ka falënderuar Tuppurainen, për përkrahjen për anëtarësim të Kosovës në KiE dhe për liberalizim të vizave, shkruan Gazeta Sinjali.
“Finlanda dhe Kosova ndajnë vlera, sfida dhe interesa të përbashkët. Urova ministren për Çështje të Evropës Tytti Tuppurainen për aplikimin e Finlandës në NATO dhe falënderova për përkrahjen aktive për anëtarësim në Këshillin e Evoprës & liberalizimin e vizave për Kosovën. Ne do të punojmë së bashku për të rritur bashkëpunimin tonë socio-ekonomik dhe të sigurisë”, ka shkruar kryeministri Kurti në Twitter.