image Kurti takon ministren e Jashtme norvegjeze, flasin për luftën në Ukrainë

Politikë

Kurti takon ministren e Jashtme norvegjeze, flasin për luftën në Ukrainë

news image

Në fillim të vizitës zyrtare në Norvegji, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pritur në takim nga Ministrja e Punëve të Jashtme të Norvegjisë, Anniken Huitfeldt.

Kurti shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që shteti i Norvegjisë ia ka dhënë Kosovës, veçanërisht për sigurinë dhe zhvillimin socio-ekonomik të vendit tonë, si dhe mbështetjen e Norvegjisë për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Në takimin e përbashkët me ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj, zëvendësministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Edona Maloku Bërdyna dhe Zëvendësministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, u bisedua për mundësitë për të forcuar dhe thelluar marrëdhëniet dypalëshe.

Kurti shprehu interesimin për të rritur bashkëpunimin ekonomik dhe marrëdhëniet tregtare mes dy shteteve.

U bisedua edhe për invazionin e agresionin rus në Ukrainë dhe pasojat që ka shkaktuar si në ekonomi po ashtu edhe në siguri, në Evropë e posaçërisht në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Kryeministri Kurti theksoi se Kosova është rreshtuar krahas botës demokratike, duke ju bashkuar sanksioneve kundër Rusisë, si dhe duke shprehur gatishmërinë për të pranuar 20 gazetarë e për të strehuar deri në 5000 refugjatë ukrainas.

/GazetaSinjali/