image Kurti takon ambasadorin e ri të Italisë në Kosovë

Politikë

Kurti takon ambasadorin e ri të Italisë në Kosovë

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar takimin e parë me ambasadorin e ri të Italisë në Kosovë, Antello De Riu.

Kurti i uroi mirëseardhje dhe suksese në detyrën e re, raporton Gazeta Sinjali.

“Italia është një nga partnerët më të rëndësishëm të Kosovës, për çka kryeministri Kurti shprehu falënderimet e tij për mbështetjen e vazhdueshme, që ajo i ka ofruar Kosovës dhe popullit të saj. Ai tha se qeveria që udhëheqë ka për synim parësor drejtësinë dhe krijimin e vendeve të reja të punës, andaj Kosova është e gatshme dhe mirëpret investimet e huaja që nxisin zhvillimin ekonomik dhe ngritin mirëqenien e qytetarëve. Kryeministri po ashtu nënvizoi edhe kontributin e çmuar të komandantëve italian të KFOR-it në ruajtjen e sigurisë në vend“, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Ambasadori De Riu e kishte vizituar Kosovën dy herë, shkruan Sinjali. Hera e parë ishte në vitin 1999, menjëherë pas përfundimit të luftës dhe herën e dytë në vitin 2009 pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës. /GazetaSinjali/