image Kurti takohet nesër me Haradinajn, pasnesër me Abdixhikun

Politikë

Kurti takohet nesër me Haradinajn, pasnesër me Abdixhikun

news image

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, do të takohen këto ditë me kryeministrin, Albin Kurti. Haradinaj do të takohet nesër me kryeministrin Kurti, mëson Gazeta Sinjali.

Takimi i tij, siç ka mësuar Sinjali nga burimet në AAK, pritet të ndodhë rreth orës 12:00, megjithatë, ka mundësi për ndryshim të orarit.

Ndërkohë, edhe nga Lidhja Demokratike kanë konfirmuar për Sinjalin se të mërkurën, Abdixhiku pritet të takohet me Kurtin.

“Takimi do të mbahet, të mërkurën (26 maj) duke filluar nga ora 11:00”, tha Sibel Halimi, zëdhënëse e LDK-së.

Javën e kaluar kryeministri Albin Kurti ka ftuar në takim partitë opozitare.

AAK-ja dhe LDK-ja konfirmuar ftesën ndërsa PDK-ja, e ka refuzuar atë. /Gazeta Sinjali/