Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett ka mbërritur në qeveri për t’u takuar me kryeministrin e ri të Kosovës, Albin Kurti.
Kurti e ka pritur ambasadorin amerikan në zyrën e tij të re në ditën e parë të qeverisjes, shkruan Gazeta Sinjali.
Me t’u takuar, Kosnett e ka uruar Kurtin për marrjen e postit të kryeministrit.
Kurti në mëngjes e mori detyrën e shefit të qeverisë nga zëvendëskryeministri i deritashëm, Behgjet Pacolli me një ceremoni shtetërore.
Pas marrjes së detyrët, Kurti bashkë me kabinetin e ri qeveritar e mbajtën mbledhjen e parë ceremoniale. /Gazeta Sinjali/