image Kurti takohet me komandantin e KFOR-it, diskutojnë për sigurinë në Kosovë

Siguri

Kurti takohet me komandantin e KFOR-it, diskutojnë për sigurinë në Kosovë

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj, janë takuar me komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Ferenc Kajari.

Gjatë këtij takimi u diskutua siguria në Kosovë dhe bashkëpunimi i autoriteteve me KFOR-in.

Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen në emër të qytetarëve të Kosovës për rolin e vazhdueshëm të KFOR-it në sigurimin e paqes dhe stabilitetit në Republikën e Kosovës. Ai rikonfirmoi përkushtimin për bashkëpunim të afërt ndërmjet kryeministrit dhe komandantit të KFOR-it, përbrenda mandateve që kanë. Kryeministri e njoftoi komandantin për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë të mbajtur mbrëmë, si dhe konkluzionet nga kjo mbledhje lidhur me bashkëpunimin dhe bashkërendimin sa më të ngushtë me NATO-n, Bashkimin Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Mbretërinë e Bashkuar”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

/GazetaSinjali/