image Kurti: S’mund të jap datë për vizat, varet nga BE-ja

Politikë

Kurti: S’mund të jap datë për vizat, varet nga BE-ja

news image

Kryeministri Albin Kurti ka folur para gazetarëve për mundësinë e liberalizimit të vizave.

Kurti tha se Kosova ka plotësuar 95 kriteret për viza, por që datën se kur do të liberalizohen, s’mund ta flasë, ngase sipas tij, kjo varet nga shtetet e BE-së, shkruan Gazeta Sinjali.

Gjithmonë është theksuar problemi me imazhin e Kosovës, e tash gjatë këtij më shumë se një viti kemi punuar shumë dhe organizatat ndërkombëtare kanë thënë se, imazhi i Kosovës s’është i para dy vjetëve. Unë s’mund të flas për data se kur mund të ndodhë liberalizimi ne po i bëjmë detyrat e shtëpisë dhe po e bëjmë më të mirën, por s’mund të flasim në emër të shteteve të BE-së“, tha ai.

Kurti tha se tash bëhen katër vjet, prej kur Komisioni Evropian ka rekomanduar heqjen e vizave, ndërkohë që ritheksoi se që moti janë plotësuar kriteret.

Ajo çka duhet të theksojmë çdo ditë, është se moti i kemi plotësuar kriteret dhe se muajin e ardhshëm shënojmë katër vjetorin, që kur Komisioni Evropian ka dhënë rekomandimin për herën e dytë se Kosova i ka plotësuar kriteret“, tha Kurti.

/GazetaSinjali/